Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina, ndërsa dita stabile.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Fundjava do të jetë më e nxehtë në tërë rajonin. Priten intervale kohore të gjata me diell dhe ndonjë vranësirë.

Nga e hëna do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu./Meteoballkan