Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngricat e para të kësaj sezone kryesisht në viset kodrinore-malore, por mund të ndodhë edhe në disa ultësira. Temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 15 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë në viset kontinentale dhe po ashtu nëpër disa lugina pritet të ketë edhe mjegull.

Moti ngjashëm me përmirësim të dukshëm do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme me ngritje të temperaturave dhe rreze diellore gjatë ditës. Kjo vjen për shkak të depërtimit të masave ajrore stabile anticiklonike./Meteoballkan