Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i freskët dhe i ftohtë për këtë periudhë kohore. Priten vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe vende-vende mund të ketë ndojë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore me diell dhe i freskët. Në disa vende priten reshje apo rrebeshe të izoluara shiu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm, me ndonjë interval kohor me diell dhe vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu si dhe rrebeshe lokale me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në mesditë apo pasdite.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të vazhdojë të mbajë mot i freskët, por me tendencë të ngritjes së lehtë të temperaturave. Reshjet do të jenë të izoluara.

Nga e merkura më në fund do të fillojë ngritja e temperaturave në tërë rajonin, duke përfshirë edhe Kosovën. Rrebeshet do të jenë gjithnjë e më të rralla dhe më të izoluara, por do të ketë fuqizim gradual të erërave jugperëndimore./Meteoballkan