Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Kamenicë, njofton policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kamenicë 01.05.2020 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.