Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me shtim të vranësirave të cilat nuk pritet të sjellin ndonjë reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot po ashtu pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por pa reshje atmosferike. Vetëm në disa rajone bregdetare në perëndim dhe jug të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë eventuale shiu.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Priten edhe reshje afatshkurtra shiu në disa rajone dhe erëra veriore si pasojë e disa fronteve të dobëta ajrore nga veriu si dhe ulje graduale të temperaturave./Meteoballkan