Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull dhe ngrica në disa rajone.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me disa vranësira në disa rajone.

Të dielën dhe të hënën na pret mot kryesisht stabil dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina. Të Hënën vonë pritet të ketë shtim të vranësirave.

Të martën në tërë rajonin pritet ndryshim substancial i motit me vranësira të dendura, reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Në viset malore priten reshje bore./Meteoballkan