Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Erërat e ftohta veriore do të qetësohen gradualisht. Priten ngritje të lehta të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale për shkak të depërtimit të masave pak më të ngrohta ajrore nga Mesdheu.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i thatë. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull dhe ngrica kryesisht të dobëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë ngritje progresive. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në intervale të caktuara kohore më nxehtë do të jetë në viset kodrinore-malore se nëpër ultësira për shkak të inversionit të mundshëm të temperaturave./Meteoballkan