Vdekja e gruas që pësoi 90% djegie në trup, drejtori i Intensivës jep detaje

Mediat raportuan pak më parë se një grua ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve që ka marrë nga djegia e trupit. 35-vjeçarja kishte tetë ditë që ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv të QKUK-së ku më pas nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Gazmend Spahija- drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror.

“Pacientja ka ardhë me djegie prej 90 për qind të trupit dhe është trajtuar në mjekimin Intensiv. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe këto djegie me sipërfaqe të mëdhaja e kanë një përfundim shumë të keq, është shumë vështirë me i trajtu”, u shpreh Spahija.

Ndryshe, në mëngjesin e sotëm mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 35-vjeçares ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Rasti i zjarrvënies kishte ndodhur ditë më parë në lagjen Emshir të Prishtinës.