Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe ka mundësi që të ketë edhe intervale kohore me diell gjatë ditës, për shkak se parashihet shpërndarja kalimtare e mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Mjegulla pritet të rikthehet prapë. Temperaturat pritet të luhatën nga -2 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira vende-vende. Pasdite vonë disa rajone priten riga të dobëta shiu.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe dy – tri ditët e ardhshme, ndërsa i afrohemi fundit të javës masa të ngrohta ajrore do të depërtojnë në viset tona. Këto masa të ngrohta do të jenë masa ajrore para-frontale. Me ardhjen e frontit temperaturat ulen në mënyrë rapide dhe pritet të fillojnë reshjet e shiut të cilat pastaj do të shndërrohen në reshje bore në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës, Maqedonisë veriut të Malit të Zi si dhe disa pjesë të Shqipërisë ku tradicionalisht bie borë në raste të tilla. Në vendet më të ulëta priten reshje simbolike bore.

Modelet ende nuk janë tërësisht të qarta në daljet e tyre dhe vazhdimisht ndërrojnë sasinë dhe llojin e reshjeve, por ma ardhjen ditëve të javes tjetër modelet do të qartësohen tërësisht për të dhënë parashikim me detaje.

Pas kalimit të frontit reshjet do të pushojnë dhe do të jetë ftohtë, megjithatë pastaj erërat veriore do të pushojnë dhe do të fillojnë të fryjnë erëra jugore ku pritet që të ketë ngritje graduale të sërishme të temperaturave. Se si do të zhvillohet situata sinoptike tutje është një “mishmash”i vërtetë në modele por një është e sigurte se na pret mot shumë më dinamik./Meteoballkan