Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë shumë ftohtë, por reshje nuk pritet të ketë më, por mund të ketë ndonjë fjollë sporadike bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mjaft i ftohtë.

Edhe nesër (E Martë) do të mbajë mot me acar, intervale kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare.

Të mërkurën temperaturat maksimale mund të kalojnë në plus edhe në Kosovë, pra pritet zbutje graduale e acarit, por ende do të mbetet ftohtë.

Nga e enjta priten ngritje të ndjeshme të temperaturave dhe do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Priten edhe vranësira vende-vende të cilat në Shqipëri do të kushtëzojnë reshje lokale shiu./Meteoballkan