Mbi 1 mijë raste dhe 5 të vdekur nga Covid19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë persona nga COVID-19 si dhe janë shënuar një mijë e 79 raste të reja me këtë virus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se të shëruar janë 804 persona duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 138 mijë e 391.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive atje ka arritur në 153 mijë e 318 njerëz, ndërsa të vdekur deri tani janëdy mijë e 528 persona.