Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i këndshëm krahasuar me ditët e kaluara, për arsye se gjatë ditës priten ngritje të temperaturave. Mëngjesi do të jetë me acar, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga jugu. Në Shqipëri mund të ketë riga të izoluara shiu.

Të enjten dhe të premten ngritje e mëtutjeshme e temperaturave. Priten vranësira, erëra jugore dhe jugperëndimore, intervale kohore me diell. Në Shqipëri dhe Dukagjin edhe riga lokale shiu.

Për fundjavë nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të kemi intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu në tërë rajonin. Reshje pak më intensive në disa vise të Shqipërisë dhe Dukagjinit. Intensifikim i reshjeve krejt në fundjavë dhe fillim të javës tjetër ku ka gjasa edhe për reshje bore në viset tona kontinentale./Meteoballkan