Aksident trafiku në Prishtinë (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë rreth orës 16:30.

Dy vetura janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi te Rruga e UÇK-së, dhe zakonisht nga ora 15:00 deri në 18:00 kjo pjesë është jashtëzakonisht e ngarkuar me trafik. /Indeksonline/