Sherr në lokal, italiani godet me thikë në qafë shqiptarin, 38 vjeçari në gjendje të rëndë

ITALI- Një debat mes një shqiptari dhe një italiani ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Si pasojë ka mbetur i plagosur 38-vjeçari shqiptar i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë sipas mediave italiane ka ndodhur në qendrën historike të Ravenës, ku 38-vjeçari shqiptar dhe italiani janë futur në një bar në sheshin “Baraça” së bashku. Aty ka nisur debati mes tyre për arsye ende të paqarta.

Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap. Autori është ende në kërkim kurse shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spital.