Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, gjatë ditës i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe shumë rajone nuk do të preken fare nga rrebeshet.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu priten edhe në zonat bregdetare sidomos në qendër dhe veri.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot me intervale kohore me diell, i nxehtë, por edhe me zhvillime lokale të vranësirave pasdite të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të enjtën dhe të premtën do të kemi mot pak më të freskët. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Në fundjavë më nxehtë dhe me zagushi. Të dielën pasdite në Kosovë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan