Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohore me diell. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë shiu ose fjollë dëbore varësisht nga pozita gjeografike e rajonit. Erërat do të fryjnë kryesisht nga kvadrati i veriut.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrallë në ndonjë rajon me ndonjë rigë shiu ose fjollë dëbore.

Ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme, por pa reshje atmosferike. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare drejtimesh të ndryshme. Mëngjeset e hershme dhe netët në disa rajone mund të jenë me mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje progresive./Meteoballkan