Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull dhe ngrica të dobëta në disa rajone. Dita pak më e ngrohtë se sot.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë pak më ngrohtë se sot.

Të shtunën na pret mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore diellore herë pas here në disa rajone. Mbrëmjen e së shtunës në Kosovë do të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili do të sjellë riga shiu. Në viset malore fjolla bore. Në viset tjera të rajonit nuk priten reshje me ndonjë përjashtim të vogël.

Nga e diela na pret mot pranveror, me intervale gjithnjë e më të gjata kohore me diell dhe ngritje të temperaturave ditore. Gjatë mëngjeseve mund të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull nëpër lugina. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje ku gjatë javës së re ato maksimalet mund të arrijnë deri në 18 e në Shqipëri edhe deri në 20-21-22 gradë Celsius./Meteoballkan