Shpifje: Si gënjeu kryetari i VV-së në Britani se i arrestuari në MINT është dhëndër i Bedri Hamzës?

Qendrim Krasniqi, kryetar i LVV-së në Britani të Madhe, ka bërë një status para disa orëve, ku shkruante se njëri nga të arrestuarit në MINT është dhëndër i Bedri Hamzës, kryetar i Mitrovicës së Jugut.

Ai shkruante se PDK i ka rrënjët te dallaveret.

“I arrestumi Irfan Lipovica eshte dhenderr i Bedri Hamzes.

E kete qiken e vellaut te Bedri Hamzes, e martume me Lipovicen Vlora Qitaku e pat punesu ne Ministri te Integrimeve Evropiane kur ka qene Ministre” – shkroi ai.

Por Bedri Hamza, që vjen nga PDK-ja, e ka denoncuar publikisht për shpifje Krasniqin, i cili udhëheq me LVV-në në Britani të Madhe. Madje Hamza i ka dhënë një “ultimatum” për të tërhequr fjalën e tij.

“Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët.” – shkroi Hamza.

Sic mund të shihet në fotografinë e postuar zyrtarisht nga LVV-ja, Krasniqi është udhëheqës i degës së VV-së në Britani të Madhe.