Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Erërat jugperëndimore do të fillojnë të fuqizohen në disa rajone duke arritur shpejtësinë maksimale rreth 40 km/h. kryesisht në viset kodrinore – malore dhe në perëndim të vendit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pritet një ditë e vërtetë pranverore me erëra të herëpashershme jugperëndimore.

Të premtën na pret mot i ngrohtë po nga Shqipëria do të fillojnë të depërtojnë vranësira të cilat gradualisht do të përfshijnë tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe erëra në disa rajone herë pas here të fuqishme nga jugperëndimi, por nuk pritet asgjë ekstreme. Pasdite vonë në veri të Shqipërisë dhe në ndonjë rajon në Dukagjin mund të ketë riga të dobëta shiu.

Të shtunën na pret mot i vranët dhe i ftohtë. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe verilindja të cilat do të ndikojnë në ulje të theksurara të temperaturave. Priten edhe riga lokale shiu dhe fjolla bore. Nuk priten reshje të mëdha. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe gjatë netëve dhe mëngjeseve përsëri priten ngrica deri në -5  0se – 6 gradë Celsius./Meteoballkan