AAK: Largimi i barrikadave u bë me lejen e Vuçiqit, jo të Kurtit- Pushteti po merret me ‘armikun e brendshëm’

Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, raporton Fokusi.info.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Nitaj thotë se për heqjen e barrikadave nuk u pyet Kurti, por Vuçiqi.

Sipas Nitajt, Kurti po merret më shumë me opozitën se sa me armikun e jashtëm.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

E kapen por nuk muj e mbajten dhe strategu i barrikadave u lirua e shkoi ne shpi.

Kercenuan, por per heqjen e barrikadave u dasht nderhyrja amerikane e leja e Vuciqit e jo e Kurtit.

Serbet i bllokuan rruget per tri jave, nuk lan njeri pa sulmu prej gazetareve e deri te Kfori e prap dolen te shperlare.

Pushteti ne Prishtine, ne mungese per disa dite te armikut te jashtem, eshte drejtu kah “armiku i mbrendshem”.

Kane fillu me gjyqtarin qe i pshtoi me ftyre e kush e di ku ndalen.