Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore herë pas here, varësisht nga rajoni dhe lartësia mbidetare. Gjatë natës në gati krejt territorin e Kosovës priten reshje bore, me përjashtim të disa ultësirave.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore  sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i thatë. Riga afatshkurta shiu priten në disa rajone, ndërsa në veri të Shqipërisë reshje të shpeshta shiu e bore. Në Mal të Zi pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike, në jug me shi, në veri me borë.

Të mërkurën në tërë rajonin na pret mot i vranët dhe me reshje atmosferike. Fillimisht shi, pastaj me rënien e temperaturave reshje bore priten në tërë territorin e Republikës së Kosovës, verilindjes së Shqipërisë dhe viseve kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Në mbrëmje vonë reshje bore priten edhe në disa ultësira të Maqedonisë dhe lindje/juglindje të Shqipërisë. Në Kosovë gjatë natës kthjellim i motit dhe acar.

Të enjten na pret mot i ftohtë, por i thatë dhe diell. Mëngjesi pritet të jetë me acar.

Nga e premta ngritje e temperaturave ditore./Meteoballkan