Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë rreze diellore pasdite. Ende pritet të ketë erëra të freskëta veriore në disa rajone. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 15 deri në 17 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Të enjtën në tërë rajonin pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Moti pritet të jetë më i qetë, më i këndshëm dhe pak më i ngrohtë.

Të premten ngritje e temperatuave. Pasdite në Kosovë priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të kushtëzojnë reshje shiu, rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje të temperaturave. Rrebeshe lokale shiu të premten pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi, ndërsa në Shqipëri kryesisht pa reshje dhe ngrohtë.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot i paqëndrueshëm, me ndonjë interval kohor me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten reshje intensive shiu. Në mbrëmje ulje e temperaturave dhe në viset kodrinore-malore priten edhe reshje bore. Gjatë natës reshje kalimtare bore mund të ketë edhe në disa qytete ose qyteza të Republikës së Kosovës./Meteoballkan