Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror, me intervale të gjata kohore me diell dhe herë pas here edhe me vranësira kalimtare. Temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë ngrohtë.

Të martën do të vazhdojë moti i ngrohtë, megjithatë përpos intervaleve kohore me diell pritet edhe shtim i konsiderueshëm i vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu. Vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu. Në bregdetin shqiptar priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën na presin ulje të temperaturave në tërë rajonin e sidomos në viset tona kontinentale. Priten reshje lokale shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore edhe reshje bore.. Reshje afatshkurtra bore ose ndonjë fjollë sporadike bore mund të ketë edhe në disa vise pak më të ulëta në Kosovë.

Nga e enjta na pret mot i freskët, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu ose bore në viset kodrinore-malore./Meteoballkan