Qeveria Kurti i bie pishman, ndryshon vendimin për dasmat

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për masat anti-COVID sa i përket organizimit të dasmave dhe të pameve.

Në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në praninë e jo më shumë se 10 personave, ndërsa me vendimin e ri, qeveria ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet).

Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pamës dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin të Qeverisë.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në raportimin e djeshëm.