Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore diellore. Mund të ketë riga të izoluara shiu dhe fjolla dëbore në disa vise kodrinore-malore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende edhe me ngrica të dobëta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në disa rajone priten riga afatshkurtra shiu ose fjolla afatshkurtra bore në disa vise kodrinore-malore.

Të premtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Temperaturat shënojnë ngritje të lehta. Në mbrëmje pritet afrimi i ciklonit i cili do të shtojë vranësirat. Pritet të fillojnë edhe reshje lokale.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot plotësisisht i vranët dhe i ftohtë. Në Kosovë priten edhe reshje bore në mëngjes të cilat evnetualisht pritet të shndërrohen në reshje shiu në ato rajone ku rriten temperaturat ditore. Në viset tjera priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje bore.

Të dielen reshjet ndërpriten dhe gjatë ditës përpos vranësirave mund të ketë edhe intervale kohore me diell./Meteoballkan