Shpërthen në flakë makina në autostradën Fier-Vlorë (video)

Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ka qenë në ecje e sipër në autostradën Fier-Vlorë.

Rreth orës 11:20 të ditës së sotme, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar trafik i rënduar. Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./noa.al