Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell paradite, ndërsa pasdite me shtim të vranësirave të cilat rrallë në disa rajone mund të kushtëzojnë riga të dobëta shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ngritje të mëtutjeshme, por me ardhjen e vranësirave do të duket sikur moti do të freskohet.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe me shtim të vranësirave. Në disa rajone mund të ketë riga shiu.

Të  martën pak më freskët. Priten vranësira të shpeshta, por edhe intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga afatshkurtra, lokale shiu.

Të mërkurën na pret mot i ngrohtë por i paqëndrueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat në shumë rajone pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e enjta edhe më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme si dhe me erëra jugore dhe jugperëndimore. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius./Meteoballkan