CNN: Sot takimi i dytë Ukrainë – Rusi

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.

“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, i tha CNN -it një ndihmës i presidentit ukrainas.

“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari.

Ky takim është i dyti me radhë pas atij që u mbajt të hënën që zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.