Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Priten të kemi erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja sidomos pasdite vonë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe relativisht i nxehtë. Reshje atmosferike nuk priten. Edhe në Luginën e Preshevës pritet mot i ngjashëm.

Të dielen pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë edhe riga lokale shiu kryesisht të dobëta dhe të cilat nuk pritet të zgjasin shumë. Temperaturat shënojnë ulje të lehta.

Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të na shoqërojë mot i freskët dhe i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rigave lokale të shiut. Më shumë diell në Shqipëri sidomos në bregdet. Përmirësim i motit pritet nga mesi i javës së re.