Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje intensive shiu dhe mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë të cilat mund të shkaktojnë edhe vërshime afatshkurtra.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet më të pakta priten në viset mesdhetare dhe bregdetare të Shqipërisë, ndërsa rrebeshe të fuqishme lokale priten edhe në Maqedoninë Veriore.

Të mërkurën në tërë rajonin pritet të kemi stabilizim dhe përmirësim gradual të motit, megjithatë do të jetë freskët dhe me vranësira, kurse nga e enjta në tërë rajonin tonë priten ngritje të ndjeshme të temperaturave dhe mot me diell.

Për fundjavë do të kemi mot mjaft të nxehtë, me diell dhe me zagushi, por pasditeve vonë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan