Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Do të jetë pak më nxehtë se sot.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Priten ngritje të temperaturave.

Në fundjavë na pret mot më i nxehtë, por me pak më shumë vranësira në disa rajone. Të dielën dhe të hënën pasdite në Kosovë mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Karakteri këtyre reshjeve do të jetë i izoluar dhe në këtë mënyrë disa rajone preken nga rrebeshi, kurse shumë rajone tjera mbeten pa reshje.

Rrebeshet e izoluara do të jenë kryesisht në Kosovë, veriun e Malit të Zi dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Shumica absolute e territorit të Shqipërisë do të jetë pa reshje.