Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten zhvillime të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kodrinore-malore priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pas një paraditeje të nxehtë, pasdite pritet një front i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë ulje të temperaturave në Kosovë dhe viset tjera kontinentale të rajonit. Pasdite në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe disa vise malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën pritet mot kryesisht i kthjellët, por i freskët, kurse nga e marta priten përsëri ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan