Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje graduale të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu. Gjithashtu priten edhe ulje të ndjeshme të temperaturave sidomos në viset tona kontinentale. Në disa rajone priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Maqedoninë Veriore.

Të dielën pritet të kemi mot të ndryshueshëm dhe relativisht të nxehtë. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna do të kemi përmirësim substancial të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan