Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe ato maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër (e martë) në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone në Shqipëri dhe Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës shumë pjesë të Shqipërisë bregdetare (duke përfshirë edhe Ulqinin) do të përfshihen nga stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe me reshje dhe rrebeshe intensive shiu.

Të mërkurën pritet destabilizim i përgjithshëm i motit dhe ulje e temperaturave. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe dhe stuhi intensive shiu dhe vetëtima dhe bubullima masive si dhe mundësi edhe për shtrëngata me breshër../Meteoballkan