Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale kohore të shkurtra me diell, dhe me mundësi për riga lokale shiu apo ndonjë rrebesh sporadik shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende priten riga lokale shiu dhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën na pret mot më i nxehtë dhe me diell, mirëpo pasdite në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën edhe më nxehtë. Pritet të kemi mot me diell, por edhe vranësira herë pas here dhe vende-vende, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore.

Të mërkurën pritet destabilizim i përgjithshëm i motit, me zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet do të kemi mot kryesisht me diell, por të mërkurën (gjatë mëngjesit të hershëm) edhe bregdeti shqiptar mund të përfshihet nga stuhi afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan