Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht në veriperëndim dhe veri të vendit, duke mos përjashtuar edhe rajone tjera priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me përjashtim të Malit të Zi ku pasdite priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh i izoluar mund të kap edhe pjesë të Shqipërisë veriore dhe ndonjë rajon kodrinoro-malor të Maqedonisë së Veriut.

Të hënën na pret mot pak më i freskët. Në Shqipëri (me përjashtim të veriut) dhe jugun e Malit të Zi kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Në viset tjera në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të martën pritet destabilizim dhe freskim i përgjithshëm i motit. Vetëm jugu i Shqipërisë do të mbetet kryesisht me mot të thatë dhe nxehtë. Në viset tjera priten rrebeshe lokale (jo në tërë territoret) shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe stuhi intensive kalimtare.

Nga e mërkura stabilizim i plotë i motit dhe ndërprerje e reshjeve atmosferike./Meteoballkan