Moti sot dhe nesër

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe shtatë ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.