Një kamion, me shoferen brenda, mbeti i varur në një urë në Louisville, SHBA – momenti dramatik i shpëtimit të saj

Një shofere kamioni u shpëtua mrekullisht kur makina e saj u përplas me parmakët e urës dhe mbeti e varur mbi Lumin Ohio.

Pamjet nga vendi i ngjarjes thuhet se tregojnë momentin kur një reagues i lidhur me një vinç u ul në kabinën e kamionit dhe nxori shoferen jashtë, shkruajnë mediat e huaja.

Në një moment të dy u gjendën të varur mbi lumë krahas kamionit mbi urën në Louisville, Kentaki.

Të lidhur me një litar dhe duke u mbajtur pas njëri-tjetrit, të dy u ngritën ngadalë lart dhe të sigurt mbi urë.

Shoferja thuhet se “mashtroi” vdekjen, pasi rënia në lumin e ftohtë të akullt do të ishte si të godiste betonin.

Kamioni mbeti i varur nga ura edhe pasi shoferja u shpëtua dhe ura u mbyll për trafikun ndërsa autoritetet vijuan punën në vendngjarje.