Moti sot në Kosovë

Sot priten reshje lokale shiu në mëngjes. Cikloni i thellë nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi Adriatik, që gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes sjellë kushte për reshje lokale shiu, e në vise malore borë, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas PW, “me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet orëve të hershme të ditës së shtunë, cilësia e ajrit do të përmirësohet në vlera të mira dhe mesatare. Mirëpo nga dita e diel, nën kushtet e një moti më stabil, sërish pritet të kaloj në vlera të pashëndetshme”.

Pra sot do të kemi në mëngjes erë dhe riga lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira, e në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.

Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 9 gradë celizius.