Moti sot në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të jenë deri në -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës parashihet të jetë 4 gradë celsius.