Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot, pas një mëngjesi me ngrica dhe me mundësi për mjegull, gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Priten ngritje të temperaturave por edhe erëra mesatare deri të fuqishme në disa rajone nga jugu dhe jugperëndimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.