Goditen edhe sot me vezë autobusët urban në Prishtinë

Ndonëse ka përfunduar dita e “Halloween”, në Prishtinë edhe sot po vazhdojnë aktet e shëmtuara të hudhjes së vezëve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka lutur personat e papërgjegjshëm që po i kryejnë këto akte, që të ndalen dhe mos t’i dëmtojnë autobusët.

Postimi i Ahmetit:

Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot.

Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët.

Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.