Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK) ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Sipas institutit, në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.