Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale shiu e bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të bien deri në 5 gradë.

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.