Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar se do të mbajë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 15-17 gradë celsius./Fokusi.info/