Kurti pas takimit me Lajçak: Diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një status në Twitter ka bërë të ditur se kanë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.

“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, tha Kurti.

Ndryshe, takimi Kurti-Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.