Inteligjenca në Kiev: Putini ka dërguar në Ukrainë grupe terroriste për të vrarë Zelensky

Rusët po dërgojnë grupe të tjera terroriste në Ukrainë për të eliminuar liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë, duke përfshirë Presidentin Vladymyr Zelensky, kreun e Zyrës së Presidentit Andriy Yermak dhe Kryeministrin Denys Shmygal.

Lajmin është raportuar nga Ukrinform, që citon Drejtorinë kryesore të Inteligjencës e Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas Kievit, Putin vetë ka urdhëruar një sulm tjetër” pasi “të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar dhe terroristët janë eliminuar.

“Organizimi i vrasjeve të drejtuesve të shtetit tonë është pjesë e strategjisë së pushtuesve”, thuhet në deklaratë.