Moti sot në Kosovë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me ngrirje të fortë në orët e mëngjesit.

Meteo Kosova ka njoftuar se mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta përgjatë luginave dhe zonave të ulëta në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.