Hoxhaj godet Kurtin: Se kam menduar asnjëherë që Qeveria e Kosovës do të legjitimoj gënjeshtrat e Serbisë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka sulmuar Qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti.

Hoxhaj ka sulmuar Qeverinë për shkak se i kanë ofruar Miroslav Lajçakut qasje në arkivat e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, Qeveria Kurti po ia legjitimon gënjeshtrat Serbisë dhe se po barazon viktimën me agresorin me krahasimin e UÇK-së me ushtrinë serbe.

Postimi i plotë:

As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!

Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.