Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.